Mërgim Berisha reagon për herë të parë ndaj akuzave të Vesës

0
881

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu ka ndarë një histori prekëse brenda shtëpisë.

Ajo ka treguar historinë për lidhjen me ish të fejuarin e saj, Mërgim Berisha.

Teksa mbrëmë ajo po tregonte historinë e ndarjes, duket se atij nuk i bënë përshtypje aspak.

Ai ka ndarë një fotografi me Edonën, duke e shoqëruar edhe me një zemër të kuqe, shkruan Arbresh.info


Shumë prej ndjekësve e morën si mesazh ndaj asaj që ka shprehur Vesa në BBVK, duke thënë kështu se nuk janë të vërteta ato që thuhen nga ana e saj.

Vesa mbrëmë tregoi se ka qenë shtatzënë dhe se e ka humbur fëmijën.

Këtë ajo e kuptoi pas ndarjes.

Vesa tha se tradhtia i ka ardhur si thikë mbas shpinës nga shoqja e mirë.

“Nuk kam dashur që të mërziten mami dhe babi, ka ndodhur kur kemi qenë me shoqëri në Itali edhe patem shkuar se shoqja ka pasur ‘Bride to Be’. Më pas më ka penguar diçka në ushqim dhe më kanë dërguar në spital. Më kanë pyetur disa herë a jam shtatzënë, pas disa orëve kam pasur gjakderdhje. Më treguan se kam qenë shtatzënë dhe se e kam humbur më herët. Kam menduar se është një shenjë e Zotit që të largohem, akoma më dhemb. E kam kuptuar pasi jam ndarë me ish të fejuarin”, u shpreh ajo.

“Më ka ardhur thikë pas shpine nga shoqja. Kam qenë shoqe e mirë. E kemi prishur kontaktin pasi ka qenë tek unë në Turqi. Ka qenë me mua për me organizu dasmën. E kemi pas të ndarë ditën e dasmës, 15 korrik 2022. Të gjithë njerëzit e kanë ditur, dihet për interesin që ka pasur. Jeta duhet të vazhdojë”.

Ajo zbuloi gjithashtu se para se të hynte në BBVK, i kishte ardhur një letër nga ish-i fejuari i saj.

“Para se të hy në Big Brother më ka ardhur një letër prej avokatit të tij që të mos flas, ose e marrë një dënim”./Arbresh.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here