Sulmuesi nga Kosova, Mërgim Berisha ka bërë rikthimin te ish-skuadra e tij.
Berisha, kthehet tek Augsburgu pas dy vjetësh, ku nuk mundi të gjente minuta te Hoffenheimi.
Kjo marrëveshje do të jetë një huazim gjashtë muajsh, e cila përfshin edhe opsionin e blerjes.
Berisha, kishte qenë edhe më parë pjesë e Augsburgut në sezonin 2022-23 dhe kishte shënuar gjatë asaj periudhe 9 gola në 23 paraqitje.