Mënyrat për ta shpëtuar veturën nga kripa e rrugëve gjatë dimrit

0
52

Kripa që hidhet në rrugë gjatë dimrit për të shkrirë borën dhe akullin mund të shkaktojë dëme në veturë.

Në një artikull të “Carcovers”, e që e citon roboti virtual, ChatGPT, thuhet se kripa zakonisht mund të shkaktojë korrozion në sistemin e frenimit dhe në linjat e karburantit, pasi reagon në kontakt me ujin dhe oksigjenin duke krijuar ndryshk.

Ndërsa, edhe pse goma është më pak e ndjeshme ndaj kripës, ajo mund të dëmtohet nëse ekspozohet për një kohë të gjatë.

Kripa mund të futet në çarjet e vogla të gomës dhe të përshpejtojë dëmtimin ose plakjen e gomës. Po ashtu, nëse nuk pastrohet me kohë, kripa dëmton shtresën mbrojtëse të ngjyrës, duke shkaktuar gërryerjen e saj.

Mirëpo, për të gjitha ka zgjidhje. Rekomandohet larja e shpeshtë e veturës kur keni vozitur në rrugë me krip. Larja e pjesës së poshtme bën që kripa të largohet dhe kerri të jetë më i sigurt.

Mund të aplikoni edhe një shtresë dylli për të mbrojtur veturën nga kripa. Kontrolloni edhe gjendjen e gomave kohë pas kohe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here