Shkruan: Leutrim FLUGAJ
Për mua, në veçanti është më e dhimbshme partizimi që po i bën shkollave përmes drejtorëve partiak e jo të përgatitur intelektualisht. E më në veçanti, më e dhimbshme për mua është degradimi që po ia bën gjimnazit ” Gjon Buzuku”.
Jo vetëm, pse gjimnazi ” Gjon Buzuku”, është shkollë larg më cilësore se cilido tjetër gjimnaz në regjionin e Prizrenit, apo se cilado shkollë tjetër profesionale, por edhe sepse përbëhet nga nxënësit më të mirë që dalin nga shkollat fillore. Tradicionalisht, një nxënës mesatar i “Gjon Buzukut” është larg më i përgatitur se cilido më talent i cilësdo shkollë tjetër. Këtë e bazoj në dy kritere: kalueshmëria në testet e maturës dhe pranimi në fakultetet ku konkurenca është shumë e madhe dhe jo si rezultat i pikëve të testit të maturës, por si rezultat i dijes dhe pikëve të provimit pranues në universitet. Këtu nuk po aludoj se mësimdhënësit e shkollave tjera janë më të dobët se të “Gjon Buzukut”. Ky konstatim është i vlefshëm, vetëm për nxënësit. Jo, për mësimdhënësit.
Rendin dhe cilësinë më të mirë të pasluftës, ky gjimnaz e pati në 4 vitet e fundit. Rend dhe cilësi, të cilën e preu Shaqir Totaj. 4 vitet e fundit për nga cilësia në gjimnazin ” Gjon Buzuku” ishin si ajo reklama e mirë, e cila e ndërpreu një serial të keq, por që pas reklamës së mirë, seriali i keq po vazhdon, e do të vazhdojë, e nuk i dihet kur i vjen fundi. Por, që fundi i vjen, kjo dihet.
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online