Sipas informacionit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mëngjesin e sotëm, pritjet për dalje nga Kosova janë minimalizuar dhe nuk kalojnë më shumë se 5 minuta, shkruan 04 Online.
Kjo është një përmirësim i dukshëm krahasuar me ditët e fundit, kur udhëtarët përballeshin me pritje të gjata, deri në gjashtë orë, veçanërisht në pikën kufitare të Merdarës dhe në disa pika të tjera./04 Online