Mot stabil, me kthjellime dhe intervale të gjata me diell parashihet për ditën e martë. Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica, e në pjesë të ulëta të vendit me kushte edhe për mjegull.
Temperaturat minimale zbresin në -4 C e -2C, derisa ato gjatë ditës shënojnë rritje deri në 9C e 10C. Mirëpo në pjesë ku mjegulla mbetet më gjatë, temperaturat pritet të jenë më të ulëta, edhe për 4C e 5C, njofton Prishtina Weather.
Vransira kalojnë mbi vend ditën e mërkurë por se nuk paraqiten kushte për të reshura. Reshje të dobëta lokale shiu mund të shfaqen mbrëmjen e së enjtes, derisa mundësi për riga lokale shiu mbeten edhe të premtën dhe të shtunën. Temperaturat maksimale nga 10C, të mërkurën zbresin në 5C ditën e enjte, e më pas sërish shënojnë rritje.