Mendimi për motin: Më shpesh intervale me diell të premtën, temperaturat deri në 18C

0
68

Mendimi për motin – 10.04.2025

Ditën e premtë megjithëse kalojnë vransira, nuk paraqiten kushte për të reshura, e do të ketë më shpesh intervale me diell. Frynë erë veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s. Temperaturat minimale zbresin deri në -2C e 1C, ndërsa maksimalet shënojnë rritje e shkojnë deri në 15C e 18C.

Të reshurat e shiut rikthehen sërish ditën e shtunë, mirëpo temperaturat mbesin përreth 14C e 15C. Ditën e diel më pas parashihet mot më i ngrohtë me intervale më të gjata me diell. Temperaturat shkojnë deri në 19C e 20C. Në fillim të javës vijuese ende kalojnë vransira, që të hënën edhe mund të japin kushte për ndonjë rigë shiu. Temperaturat po vazhdojnë me trend të rritjes deri në 20C e 23C ditën e martë maksimalet. Minimalet gjithashtu në rritje deri në 6C e 8C në fillim të javës.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmendimipermotin%2Fvideos%2F1453072855682727%2F&show_text=false&width=560&t=0

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here