Mendimi për motin: Kryesisht kthjellime e diell të premtën, temperaturat mbi 20C

0
63

Mendimi për motin – 6.03.2025

Kryesisht me kthjellime e diell parashihet dita e premtë. Orëve të mëngjesit kalojnë vransira të pakta, kryesisht shtresore të larta. Frynë erë e lehtë dhe mesatare, jugore e juglindore 3-6m/s. Temperaturat minimal zbresin në -1C e 3C, e maksimale shkojnë deri në 20C e 22C.

Vransira kalojnë ditën e shtunë mbi vend, por mbetet edhe më tutje ngrohtë, me maksimale prej 19C e 20C. Kryesisht me kthjellime e diell të dielen. Të hënën gradualisht shtohen vransira, e ditën e martë më pas priten kushte për të reshura shiu. Temperaturat arrinë deri në 21C e 22C të hënën, e më pas pësojnë rënie të lehtë. Minimalet luhaten ndërmjet 0C e 4C. Erëra të lehta dhe mesatare frynë nga jugu e juglindja. Nga dita e hënë mund të jenë më të fuqishme dhe frynë nga jugperëndimi me hove mbi 15m/s.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmendimipermotin%2Fvideos%2F1304129614479743%2F&show_text=false&width=560&t=0

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here