Partitë opozitare, kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme kundër vendimit të ZRRE për shtrenjtimin e rrymës.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Qeveria po dëshiron t’ia falë mbi 100 milionë euro KEDS-it me mashtrimin se po i subvencionojnë qytetarët, shkruan Reporteri.net.
Tutje, Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje siç i ka braktisur qytetarët e kanë braktisur edhe sallën e Kuvendit.
“Qeveria ikë nga përgjegjësia siç e kemi parë se kanë ikur prej ditës që e kanë marrë mandatin.
Kjo ndikon tek përkeqësimi i jetës së qytetarëve. Kush i ka faj Kurtit që edhe votuesit që e kanë votuar po kërkojnë me ikë prej vendit. Prej paaftësisë së Qeverisë, Kurti po dëshiron me ia falë më shumë se 100 milionë euro KEDS, mashtrimi se po dëshirojnë t’i subvencionojnë qytetarët është mashtrim”, u shpreh Krasniqi në seancën e Kuvendit.