Memli Krasniqi ka ofruar dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai pritet të njoftojë për këtë në një konferencë që do të mbahet me fillim prej orës 15:30. Konferenca do të mbahet pas mbledhjes së Kryesisë.
Në bazë të burimeve të KOHËS brenda PDK-së, Bedri Hamza planifikohet të marrë pozitën e kryetarit të partisë.
Krasniqi qe zgjedhur kryetar i PDK-së më 3 korrik 2021.














































