Memli Krasniqi: Jam i gatshëm të takohem dhe të komunikoj me të gjithë liderët, pas mbledhjes së partisë deklarohem për qeverinë e tranzicionit

0
134

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se do ta diskutojë me kryesinë e partisë propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për formimin e një qeverie të tranzicionit deri në zgjedhjen e presidetit.

Krasniqi tha se është i gatshëm t’i takojë dhe të komunikojë me të gjithë liderët.

“Ju e dini që s’i kam ikë asnjë takimi. Unë e kam takuar edhe Albin Kurtin. Normalisht që kolegët e ish-opozitës i takoj edhe më lehtë dhe edhe më me dëshirë”, tha ai.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, propozoi të martën që të gjitha partitë të merren vesh për një qeveri gjithpërfshirëse të tranzicionit deri në zgjedhjen e presidentit.

Sipas LDK-së, kjo do t’i jepte zgjidhje ngërçit institucional.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here