Liria ka mundur Istogun 2:1, me golin e shënuar fare në fund të ndeshjes nga Blendi Memaj. Ndeshja, u luajtë në kuadër të javës së XVIII-të Viva Fresh Ligës së Parë, grupi ‘B’, ku ‘bardhezinjtë’, ishin dominues.
Astrit Berisha, ka shënuar për 1:0, pas nisiativës që patën vendasit në min.29-të.
Pjesa e dytë nisi keq, pasi musafirët me autogol (Visar Berisha) barazuan në 1:1.
U deshën përpjekje të mëdha, me sulme të vazhdueshme që në min 88-të Blendi Memaj, me atomin e fundit të zhbllokoj rezultatin dhe t’i jep shpresë skuadrës, për vazhdim të kampionatit, në luftë për rikthim në elitë.Në këtë kohë, ai me mjeshtri arriti të përballoj mbrojtjen vendase që ishte ‘çelikosur’, dhe kërkonte barazimin.Memaj, qëlloi bukur dhe solli gëzimin në tribuna e gjithandej.
‘Jam i kënaqur për fitoren, por dhe golin.Besoj që dhamë maksimumin ndaj musafirëve të ‘barrikadurar’ në mbrojtje.Megjithatë, jam i bindur se merituam fitoren.Uroj bashkëlojtarët dhe adhuruesit. Vazhdojmë drejt kthimit në elitë’, tha ai në fund të ndeshjes, që në u aktivizua nga pankina.
Liria, e ka nisur stinorin pranveror mirë, hiq humbjes me Besën në javën e parë, tashmë janë tri fitore radhazi (me Phoenix-in, 1:0, Drenasin 1:2 dhe sot Istogun 2:1) dhe nëntë pikë, që Lirisë i hapin rrugën drejt qëllimit të rikthimit të stausit elitar.
Në fitoren ndaj Istogut, u dalluan Astrit Berisha që shënoi golin e parë, kapiteni Robert Gjeraj,luftarak si rëndom, Diellor Beseni etj.
Liria, aktualishtë është në pozitën e dytë me 28 pikë.