Melinda Ademi rikthehet fuqishëm me këngën e re “Oj shpirt”

0
96

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Oj shpirt”, duke sjellë një kombinim të fuqishëm të emocioneve dhe stilit karakteristik që e dallon atë në skenën muzikore, shkruan 04 Online.

Kënga është e shoqëruar me një videoklip artistik, i realizuar me shumë kujdes dhe estetikë, që përforcon ndjesinë e tekstit dhe melodisë. Për tekstin janë kujdesur vetë Melinda dhe Mak Zogaj, ndërsa Big Band dhe Aspekt kanë marrë përsipër pjesën e produksionit muzikor.

“Oj shpirt” përshkohet nga një melodi ritmike me ndjeshmëri të theksuar, që flet për dashurinë dhe emocionet e thella, ndërsa vokali i Melindës vjen më i pjekur dhe më i ndjerë se kurrë.

Ky projekt vjen si një tjetër dëshmi e talentit të saj të shumëanshëm dhe përkushtimit për të sjellë gjithmonë diçka të re dhe të veçantë për publikun.

Këngën mund ta dëgjoni në platformat digjitale për muzikë dhe në YouTube, ku klipi është publikuar zyrtarisht./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here