Melinda Ademi është shtatzënë? Reagon këngëtarja!

0
78

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi po shijon disa ditë pushimi në Stamboll, ku ndodhet së bashku me të fejuarin e saj.

Gjatë qëndrimit, ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale momente të ndryshme relaksi, duke treguar një anë më të qetë dhe të përditshme të jetës së saj larg skenës muzikore.

Në disa postime në Instagram, Melinda ka publikuar foto nga hoteli ku po qëndron, përfshirë dhe një imazh nga shërbimi i ushqimit në dhomë, të cilin ajo e quajti “rutinën e saj të preferuar gjatë pushimeve”.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një deklaratë me humor që i vuri menjëherë kapak disa thashethemeve që po qarkullonin.

“Nuk jam shtatzënë… por ha kur jam e lumtur” -shkroi këngëtarja në një story, duke e shoqëruar me një emoji të qeshur.

Në një tjetër postim, Melinda u shfaq duke shijuar një gotë verë dhe një selfie me buzëqeshje, duke treguar se po kalon ditë të mbushura me paqe dhe gëzim. /GazetaExpress/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here