Mediat serbe “çohen peshë” për tatuazhin e Mirlind Dakut

0
563

Shqipëria e mposhti Poloninë me rezultat 2-0, në xhiron e gjashtë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, por Mirlind Daku ishte ai që mori gjithë vëmendjen.

Ai pasi realizoi golin e parë për kombëtaren shqiptare hoqi fanellën dhe me atë rast i dukej edhe tatuazhi në shpinë, që është guri i thyer në kufirin Kosovë-Shqipëri dhe “Katana 138”, që i kushtohet komandantit Agim Ramadanit.

Mediat serbe janë marrë edhe më këtë rast duke e kërkuar dënimin e Dakut.

Përndryshe, Daku pas përfundimit të lojës theksoi se këtë gol ia dedikon të gjithë dëshmorëve të Kosovës që dhanë jetën për atdhe. /Klankosova.tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here