Albion Rrahmani po tregon formë të mrekullueshme me Përfaqësuesen e Kosovës.
Në dy ndeshjet miqësore që “dardanët” i zhvilluan me Armeninë dhe Komoret, sulmuesi shënoi pesë gola – dy kundër armenëve dhe hat-trick kundër Komoreve.
E kjo formë po u pëlqen çekëve, të cilët kanë lavdëruar paraqitjet e Rrahmanit, i cili luan për Sparta Pragën.
“Ndërsa ekipi kombëtar çek i futbollit humbi në mënyrë të turpshme ndaj Kroacisë, ekipi i Kosovës ende nuk e ka filluar kualifikimin dhe ka luajtur dy ndeshje përgatitore. Ata i fituan të dyja bindshëm dhe përveç kësaj, një sulmues shumë i njohur për tifozët çekë u shfaq. Albion Rrahmani shënoi dy herë kundër Armenisë për herë të parë dhe disa ditë më vonë shënoi një hat-trick kundër Komoreve”, shkruan media çeke “ruik”, transmeton Klankosova.tv.
Albion Rrahmani kaloi te Sparta verën e kaluar për 5 milionë euro nga Rapidi i Bukureshtit. Te klubi i ri, sulmuesi kosovar pati disa ndeshje të shkëlqyeshme, ndonëse nuk arriti kurrë të ishte në formacionin startues. Kështu, u spekuluar se ai do të largohej dhe klubi do ta shiste me humbje.
Megjithatë, siç raporton “Ruik”, informacionet e fundit janë kontradiktore dhe duket se Rrahmani do të luftojë nën drejtimin e trajnerit të ri Brian Priske.
Ky medium thotë se tifozët mezi presin të shohim se çfarë do t’i bëjë Rrahmanit ardhja e trajnerit Priske.
Rrahmani do të luftojë përsëri për pozicionin numër një me Jan Kuchtan, me të cilin Priske ka një marrëdhënie të shkëlqyer, por tani që po afrohen ndeshjet e fazës së ligës të Ligës së Konferencës, të dy padyshim do të kenë shanset për t’u dëshmuar. Dhe do të varet nga ata se cili do ta zë vendin e titullarit te Sparta Praga.