Andy Ruiz Jr. dhe Luis Ortiz zbresin në ring në këtë fundjavë, me meçin që pritet të jetë shumë emocionues.
Ndeshja e shumëpritur mes tyre ishte planifikuar të zhvillohej më 13 gusht të kësaj vere, por kjo datë është ndryshuar për të akomoduar më mirë shikuesit dhe të pranishmit në Shtetet e Bashkuara, përcjell GazetaBlic Sport.
Ky meç zhvillohet të dielën rreth orës 05:00 të mëngjesit me kohën tonë lokale dhe do të transmetohet në SuperSport, kanal të cilin mund ta gjeni në paltformën e Art Motion.
Tifozët janë të etur për të parë rikthimin e Ruizit, i cili nuk ka luftuar që nga maji i viti 2021 kur mposhti Chris Arreola në ndeshjen e tij të parë që nga humbja e titujve të peshave të rënda nga Anthony Joshua.
Që atëherë, meksikani ka pasur një operacion në gju, ndërsa Ortiz fitoi kundër Charles Martin me një nokaut në raundin e gjashtë në dhjetor.