Më thuaj si e mbledh grushtin të të them çfarë personaliteti ke

0
435

Disa pozicione dhe lëvizje që bëjmë nuk i kemi të mësuara, ato vijnë në mënyrë natyrale dhe të pavetëdijshme.

Për këtë arsye do të shohim mënyrën se si e mbyllni dorën, pasi pozicioni i grushtit të dorës mund të zbulojë shumë karakteristika të personalitetit tuaj, mënyrën se si ju lidheni me të tjerët ose se si ju merreni me jetën.

Bërja e dorës grusht është një gjë mjaft normale, nganjëherë shkaku mund të jetë stresi, frustrimet, shqetësimet dhe shumë faktorë të tjerë. Ndoshta nuk dini shumë për këtë praktikë, por mund të zbulojë disa gjëra rreth personalitetit tuaj që do t’ju lënë pa fjalë.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të mbyllni dorën tuaj dhe ta shikoni me shumë kujdes, pastaj, shikoni imazhin e mëposhtëm dhe zgjidhni atë që përafrohet me mënyrës si e mbyllni grushtin tuaj. A jeni gati të dini gjithçka për personalitetin tuaj?

Të gjithë gishtat mbi gishtin e madhSi iu shohin të tjerët:Ata ju konsiderojnë shumë të zgjuar dhe të kujdesshëm. Harmonia dhe qetësia janë pjesë e jetës suaj të përditshme.

Si jeni në të vërtetë: Ju jeni një person i qetë, i kujdesshëm dhe shumë i shoqërueshëm. Ju preferoni të keni pak miq sepse doni të jeni të rrethuar nga njerëz të vërtetë dhe besnikë.

Kur bini në dashuri: Ju preferoni një marrëdhënie të qetë, ku mund të jeni vetvetja dhe të ndiheni të lirë dhe të relaksuar. Ndonjëherë, edhe kur gjërat mund të mos jenë në rregull, ju tentoni të qëndroni sepse nuk ju pëlqen të lëndoni dhe të lëndoheni. Harroni dhe falni shumë shpejt, një veçori që vetëm disa kanë.

Gishti i madh mbi gishtat e tjerëSi iu shohin të tjerët: Ju jeni një person shumë miqësor, njerëzit priren t’iu besojnë lehtë, jeni karizmatik dhe të talentuar. Vetëbesimi juaj është vërtet mbresëlënës. Ju jeni fleksibël dhe i vëmendshëm, në çdo situatë që po përpiqeni të keni të drejtë.

Si jeni në të vërtetë: Jeni të ndjeshëm dhe të sinqertë. Në disa raste, frika ju pengon të bëni shumë gjëra.

Kur bini në dashuri: Ju nuk mund ta lini pas të kaluarën dhe as mos t’i hiqni kujtimet që ju kanë dëmtuar. Ju ngrini barriera dhe nuk tregoni interes në dashuri sepse keni frikë se mos lëndoheni.

Gishti i madh mbi atë treguesSi iu shohin të tjerët: Armët tuaja kryesore janë intuita dhe imagjinata. Ju jeni një person shumë bujar dhe bashkëpunues megjithatë, ndonjëherë tregoni pasiguri. Ju jeni entuziast, por vetëm me atë që ju pëlqen. Gjithashtu keni sens humori dhe kjo i tërheq vëmendjen të gjithëve.

Si jeni në të vërtetë: tregoni fisnikëri dhe mirësi të madhe, megjithatë, kini kujdes sepse shumë njerëz mund të përfitojnë nga kjo. Ju keni aftësinë të kuptoni se kush iu vlerëson dhe kujdeset vërtetë për ju.

Kur bini në dashuri: Ju keni vështirësi të shprehni atë që ndjeni sepse jeni të rezervuar në punët e dashurisë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here