Më thuaj orën kur ke lindur, të të them karakterin tënd

0
379

A keni lindur në mëngjes, pasdite apo në mbrëmje? Koha e saktë e lindjes flet shumë mbi karakterin…

A keni dëgjuar ndonjëherë që koha, kur jemi lindur, ndikon në jetën e ardhshme.

Disa besojnë që ajo që më parë përcakton aftësitë tona, por edhe personalitetin në tërësi. Data e lindjes nuk është një kornizë e mjaftueshme për ta përcaktuar karakterin e dikujt. Saktësia e analizës së karakterit në masë të madhe varet nga ora e lindjes.

E pra, të shohin se çarë zbulon ora e lindjes suaj për ju, cilat ju janë vlerat dhe cilat ju janë mangësitë?

Nëse jeni të lindur…

Nga ora 0 deri në orën 01 Këta persona i karakterizon agresiviteti (dashi) i shoqëruar me qëndrueshmërinë (Saturni). Rrethina i konsideron kokëfortë, aspak diplomatikë dhe së tepërmi krenarë. Në rrethana të favorshme, kjo yllësi mund të sjellë arritje të pabesueshme krijuese.

Nga ora 01 deri në orën 02 Fuqia, autoriteti dhe statusi për ju përfaqësojnë gjithçka. Për shkak të kësaj më së shpeshti vuajnë më të afërmit tuaj. Jeni të suksesshëm në jetë falë faktit se dini ta drejtoni energjinë e madhe të cilën e dispononi. Për ngjitjen tuaj drejt kulmit duhet t’i jeni mirënjohës ndihmës së gjithanshme të personave (bricjapi) me ndikim (Jupiteri).

Nga ora 02 deri në orën 03 Me kënaqësi, në të njëjtën kohë, u përkushtoheni disa detyrave. Jeni dinamikë dhe të aftë që të ngazëlleheni (Marsi), por në të njëjtën kohë shumë shpejt e humbni interesimin për punët që i keni filluar. Nganjëherë jeni përjashtues dhe jotolerantë, ndaj pak më shumë durim nuk do t’ju bënte keq.

Nga ora 03 deri në orën 04 Jeni subtilë dhe të ndjeshëm, ndaj lehtë prekeni. Janë këto shenja të qarta të përkushtimit dhe të dashamirësisë (Venera). Për ju janë njësoj të rëndësishme edhe familja edhe shtëpia (gaforrja). E adhuroni sigurinë financiare. Mund të thuhet se me i përdorni paratë mjeshtërisht.

Nga ora 04 deri në orën 05 Mendimet tuaja (Merkuri) gjithnjë janë të përqendruara drejt një caku konkret. Janë përplot me përqendrim dhe vullnet të fuqishëm. Për këtë në secilën punë ju bëheni autoritet (Luani). Mirëpo, megjithatë, ju jeni një luan sallonesh. Mirëpo, kur u kushtoni më shumë vëmendje marrëdhënieve shoqërore përfundoni në depresion.

Nga ora 05 deri në orën 06 Më së miri ndiheni kur keni rastin që nga kaosi ekzistues të krijoni rregull. Dashuria juaj (Dielli) u takon detajeve (virgjëresha), me ç’rast e keni të vështirë që ta dalloni të rëndësishmen nga e parëndësishmja. Gjithnjë rrezikoni që t’i harxhoni paratë në gjëra të cilat për ju fare nuk janë të rëndësishme. Në punë jeni të përkushtuar dhe detyrat tuaja i kryeni në mënyrë të përkryer.

Nga ora 06 deri në orën 07 Jeni sharmant dhe visheni mirë (peshorja). Banesa juaj është e rregulluar me shije dhe gjithashtu përbën një vend ku shpesh tubohen miqtë tuaj. Jeni shumë dashamirës me çdokënd. Rreziku më i madh qëndron në faktin se siguria juaj emocionale (Hëna) varet nga të tjerët dhe jo nga ju.

Nga ora 07 deri në orën 08 Gjërat i emërtoni ashtu sikundër janë dhe në këtë pikëpamje nuk keni qime në gjuhë. Ju e thoni (Merkuri) atë që e mendoni (akrepi). Mirëpo, ju dini edhe të heshtni si i pagojë. Për suksesin tuaj në punë duhet t’i jeni mirënjohës gatishmërisë suaj që gjithçka t’ia nënshtroni një qëllimi dhe imagjinatës së bujshme. Intrigat dhe mosbesimi mund t’ju nxjerrin nga takti.

Nga ora 08 deri në orën 09 Loja, sporti dhe aktiviteti në ajër të pastër për ju janë gjëra shumë të rëndësishme (shigjetari). Gjithnjë përpiqeni që t’i kapërceni kufijtë, pavarësisht nëse është fjala për kufijtë shoqërorë, shpirtërorë, apo shtetërorë. Ju tërheqin të huajt. Miqësia e re (Venera) duhet t’ju ofrojë diçka që ende s’e keni përjetuar. Jeni aventurierë të lindur.

Nga ora 09 deri në orën 10 Për ju në mënyrë të vazhdueshme janë të domosdoshme arsyet konkrete (bricjapi) që të mund të jeni aktivë (Marsi). Falë talentit të madh për organizim dhe disiplinë gjithnjë e realizoni qëllimin të cilin ia keni vënë vetes. Ndiheni mirë kur i ndihmoni të tjerët, para së gjithash anëtarët e familjes suaj. Veç kësaj keni edhe vlera të tjera.

Nga ora 10 deri në orën 11 Për ju të gjithë njerëzit janë të njëjtë. Për ju nuk ekzistojnë dallimet klasore, gjithkujt ia lejoni pikëpamjet personale dhe zhvillimin vetjak. Keni ndjeshmëri për t’u marrë me gjëra okulte, keni mirëkuptim të plotë (Jupiteri) dhe gjithnjë jeni të hapur për ide të reja (ujori). Pasi që aq shumë i doni njerëzit, në rastet më të shpeshta jeni të rrethuar me miq të sinqertë.

Nga ora 11 deri në orën 12 Veçmas jeni të suksesshëm kur bëni punë “prapa kulisave”. Në një rast të tillë vërtet mund të arrini gjëra të mëdha. Sa herë që ia dilni të siguroni qetësi të mjaftueshme (Saturni) që t’i mbushni bateritë (peshqit), realizoni karrierë të shkëlqyeshme në fushë të artit dhe në këtë drejtim asgjë nuk mund t’jua zërë rrugën.

Nga ora 12 deri në orën 13 Çdo pune i shkoni deri në fund. Me këtë rast arsyeja ju ndihmon që të mos harxhoni shumë kohë në gjëra të parëndësishme. Siguria materiale (demi) në kuadër të familjes është më e rëndësishmja për qetësinë tuaj shpirtërore (Hëna). Shumë rrallë keni vetiniciativë. Kontaktet i vendosni rrallë, vetëm në rastet kur njerëzit ju drejtohen.

Nga ora 13 deri në orën 14 Mendime e të tjerëve shpeshherë i merrni afër zemrës. Për këtë arsye nganjëherë mendoni se çdo gjë që është thënë ose është bërë ndërlidhet vetëm me ju. Jo rrallë, për të vërtetë e merrni vetëm atë që ju mendoni se është e vërtetë. Ndoshta pikërisht kjo veçori ju sjell suksese të jashtëzakonshme në punë.

Nga ora 14 deri në orën 15 Partnerit tuaj jetësor i qëndroni besnik deri në fund të jetës (Venera). Mirëpo në qoftë se e hetoni se në jetën e tij nuk zini një vend qendror (luani), menjëherë kërkoni partner tjetër. Arti dhe aktrimi zënë vend të rëndësishëm në jetën tuaj. Për fëmijët je i gatshëm që të sakrifikosh gjithçka.

Nga ora 15 deri në orën 16 Afirmim të plotë përjetoni vetëm në atë veprimtari (Marsi) në të cilën mund t’i investoni ndjenjat tuaja (gaforrja). Jeni persona të përzemërt që shkëlqeni nga vetëkënaqësia. Mirëpo dini edhe të pezmatoheni kur ju refuzojnë. Shfryjeni hidhërimin tuaj. Në atë mënyrë do t’i shmangni agresivitetin, fjalët e rënda dhe fyerjet.

Nga ora 16 deri në orën 17 Paraja për ju luan rol të rëndësishëm. Për këtë shkak mendoni (demi) se në pjesën e parë të jetës duhet të arrini diçka (Jupiteri). Në tërë këtë ju bën mirë aftësia juaj që të ngriheni mbi përditshmërinë dhe mashtrimet e imëta, sikundër edhe mundësia që gjërat t’i parashikoni që më parë.

Nga ora 17 deri në orën 18 Përderisa të jeni i varur nga perfeksionizmi juaj, njerëzit do t’ju vlerësojnë edhe privatisht edhe në biznes. Jeni person shumë praktik dhe me sukses ia dilni me njerëzit që u kundërvihen planeve tuaja. Me këtë rast prirja juaj për detajet (virgjëresha) shpesh di t’jua zërë rrugën drejt realizimit të qëllimeve (Saturni).

Nga ora 18 deri në orën 19 Vetëm në marrëdhënie me njerëzit e tjerë (peshorja) mund t’i realizoni qëllimet tuaja jetësore (Saturni). Në miqësi ju duhet shumë durim në mënyrë që t’ia dilni në krye me vetveten. Rreziku më i madh qëndron në faktin se partneri mund t’ju mbulojë me kërkesa të mëdha, të cilat ju në shtigje të gjata nuk mund t’i përmbushni.

Nga ora 19 deri në orën 20 Prirja juaj për të rrezikuar do t’ju mundësojë ngritje të madhe në shoqëri. Për shkak të kërkesave seksuale (akrepi) të theksuara (Venera), rrezikoni që të humbni vlera të tjera në një lidhje të qëndrueshme, sikundër janë besnikëria, kujdesi i dyanshëm dhe interesat shpirtërore. Në esencë, për gjithçka që bëni do të duhej të kishit masë.

Nga ora 20 deri në orën 21 Ekscitimi i të riut dhe të panjohurit (shigjetari) ju nxit për ndërmarrje kulmore (Marsi). Eliksir jetësor i keni udhëtimet e largëta në vendet ekzotike. Besnikëria deri në varr llogaritet ndër karakteristikat tuaja. Falë optimizmit, pas rënies së madhe përsëri do të qëndroni në këmbët tuaja.

Nga ora 21 deri në orën 22 Nga frika se mos ju lëndojnë (peshqit), njerëz të tjerë shpesh mendojnë se jeni i ngadalshëm dhe inert. Mirëpo, kur ju njohin, binden se rrethit i ofroni shumë ngrohtësi dhe bashkëndjesi. Kujdes të madh u kushtoni dëshmive të dukshme të dashurisë (Venera) dhe befasoheni shumë nëse gjërat nuk janë ashtu sikurse i keni menduar.

Nga ora 22 deri në orën 23 Jeni jashtëzakonisht inteligjentë (ujori) dhe shpesh mendoni ndryshe nga të tjerët (Merkuri). Për këtë shkak ia dilni mbanë edhe me problemet më të vështira. Gjithnjë jeni në përparësi ndaj të tjerëve. Për këtë nuk do të duhej të ishit arrogantë dhe të narcisoidë. Modestia, megjithatë, është virtyt!

Nga ora 23 deri në orën 24 Me orën tuaj sundon i ashtuquajturi diell i natës. Ai simbolizon dritën e brendshme. Jeni të prirë (akrepi) për veprimtari okulte (Dielli). Në jetën e përditshme nuk i doni kompromiset. Motoja juaj jetësore është: “gjithçka ose asgjë”, ndërsa në dashuri jeni të prirë për posesivitet dhe xhelozi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here