Me të fejuarën pranë varrit të babait – fejohet Rrezoni, djali i dëshmorit Driton Ferati

0
347

Djali i dëshmorit të kombit, Driton Ferati, Rrezoni është fejuar, ndërsa një nga momentet më emocionuese të ditës ka qenë vizita me të fejuarën pranë varrit të babait, shkruan 04 Online.

Në një mesazh prekës, ai e quajti këtë “një kapitull të ri me bekimin e familjes”, duke shprehur mirënjohje dhe dashuri për prindërit e tij.

Postimi i plotë i Rrezon D Ferati

Një kapitull i ri me bekimin e familjes

Baba im i dashur, nënë e shtrenjtë,

Sot eshtë nje nga ditët më të rëndësishme te jetës sime — dita e fejesës.

Një ditë që e kam imagjinuar shpesh, por gjithmonë me një ndjenjë mungese… mungesën tënde, baba.

Nuk pata fatin te te kem pranë, té te shoh sy më sy, te te perqafoj dhe të te falenderoj per gjithçka qe ke bere.

Por sot, perpara varrit tend, erdha me zemer te hapur dhe me nusen time, për t’ua prezantuar juve te dyve.

Baba, ti deshmori im, njeriu qe luftoi dhe dha gjithçka për lirine dhe të ardhmen tonë.

Sakrifica jote nuk do të harrohet kurrë.

E ndiej praninë tënde në çdo fryme, në çdo hap qe hedh, dhe në çdo endërr që ndërtoj.

Nënë, ti ke qenë drita ime ne errësirë, krah i fortë dhe dashuria më e madhe qe kam njohur.

Me perkushtimin tend, me perkujdesjen dhe sakrificat e tua, me mesove qfare do te thote te jesh i forte , i ndershëm dhe i dashur.

Pa ty, kjo dite nuk do te kishte te njejtin kuptim.

Sot filloj një kapitull të ri në jetën time, dhe ndihem i bekuar qe ju kam te dy pranë zemrës sime.

Bekimi dhe dashuria juaj janë forca qe më mbajnë dhe më udheheqin.

Ju dua pafund dhe ju falenderoj për gjithçka..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here