“Më shtrenjtë se në Amerikë”, qytetarët ankohen për çmimet e produkteve ushqimore

0
104
Foto: Ilustrim

Çmimet e disa produkteve ushqimore në vend vazhdojnë të rriten vazhdimisht.

Për këtë, ankohen qytetarët, të cilët shprehen se jeta e tyre po u rëndohet çdo ditë e më shumë me çmimet e larta, kjo për shkak të ardhurave të ulëta që ata kanë.

Qytetari Xhemailadin Arifi, i cili ndodhet përkohësisht në Kosovë, thotë se çmimet janë të larta në krahasim me të ardhurat që marrin qytetarët në vendin tonë. E derisa krahason çmimet në vendin ku jeton, Amerikës me Kosovën, thotë se disa produkte atje janë më lirë.

“Nuk jetoj këtu, por mirë është, për mua po, por për këta që jetojnë këtu është shumë vështirë… Jetoj në Amerikë… disa çmime të produkteve janë më shtrenjtë këtu se atje… me standardin mos vet hiç, nuk folët me 100 euro pension”, thotë Arifi për KP.

Edhe një qytetare tjetër, Drita Kazazi ankohet për çmimet e larta, derisa thotë se me një pension 100 euro mezi arrijnë t’ia dalin.

“Këto çmime nuk po mundemi t’i përballojmë me pension… Më të shtrenjta po janë produktet kryesore, specat, domate, nuk po zbresin çmimet hiq… Janë obligative këto… Edhe më shumë koha e tyre po shtrenjtohen”, thotë Kazazi.

Kujtojmë se edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,2% në korrik të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Inflacioni mujor ishte 0,3% në korrik 2024.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here