Këngëtari i mirënjohur Zenel Zekolli ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Kushtrim Lirie”, një këngë e realizuar me motive patriotike dhe me mesazh përkujtues për sakrificën për liri.
Kënga është lansuar pikërisht me rastin e përvjetorit të Epopeja e UÇK-së, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës që nderon rezistencën dhe sakrificën e familjes Adem Jashari dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes kësaj kënge, Zekolli sjell një interpretim emocionues dhe plot ndjenjë, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për lirinë, sakrificën dhe krenarinë kombëtare. “Kushtrim Lirie” vjen si një homazh artistik për dëshmorët dhe të gjithë ata që kontribuan në rrugën e Kosovës drejt lirisë.
Projekti tashmë është publikuar për publikun dhe pritet të mirëpritet nga adhuruesit e muzikës patriotike dhe fansat e këngëtarit./04 Online














































