Mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë do të mbajë ditën e enjtë mbi vend.
Orëve të mëngjesit paraqiten kushte edhe për mjegull përgjatë ultësirave. Temperaturat minimale zbresin deri në 5C e 9C, ndërsa gjatë ditës maksimalet shkojnë deri në 24C e 26C. njofton Prishtina Weather.
Mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell do të kemi deri në fundjavë, me temperatura në rritje deri në 26C e 28C, lokalisht.
Në fillim të javës së ardhshme, ndryshim i situatës sinoptike. Masa të ftohta ajrore pritet të depërtojnë mbi vend, që ulin temperaturat në 13C dhe 15C, e priten edhe të reshura shiu.