Manchester Unitedi ka arritur të bënte blerjen e parë për këtë afat kalimtar.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Lecces, danezin Patrick Dorgu, i cili do të bashkohet me skuadrën me efekt të menjëhershëm.
“Djajtë e kuq”, paguan rreth 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e danezit plus 5 milionë në bonuse, i cili do të nënshkruajë një kontratë afatgjate.
Dorgu, do të udhëtojë drejt Manchesterit ku do të kryejë vizitat mjekësore nesër.
Danezi, ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm te Lecces, i cili ka bërë 57 paraqitje brenda dy sezoneve./IndeksOnline/