Me këngë patriotike e flamur Kuq e Zi, boksieri kosovar e rrah keq serbin në ring

0
205

Dy vëllezërit kosovar, Ari dhe Arigon Avdimetaj kanë triumfuar me fitore në garën “Exclusive boxing night”, të organizuar në Belgjikë.

Ari Avdimetaj debutimin e tij në boksin profesionist e ka nisur me fitore bindëse ndaj kundërshtarit serb Marko Nastic.

Përpos fitores, përkrahja ishte e madhe edhe nga të pranishmit që shumica ishin shqiptarë. Me këngë shqipe dhe flamurin Kuq e Zi, Ari ia rrëmbeu fitoren në ring serbit, Nastic.

VIDEO:

https://video.gjirafa.com/10000000-6013896942033457-4657568491350028102-n-mp4

Në një prononcim për Insajderin, Ari Avdimetaj shprehet shumë i entuziazmuar nga fitorja për të cilën kishte punuar shumë.

“Atmosfera ka qenë shumë e mirë. Kanë ardh diku rreth 200 shqiptar me na përkrahë. Fitorja ime ishte madhështore pasi si kundërshtar kisha një serb“, deklaroi Avdimetaj.

Fitore shënoi edhe Arigon Avdimetaj, kundër kampionit aktual të Belgjikës, Jan Mertens.

VIDEO:

https://video.gjirafa.com/10000000-6121897581208153-1820111202600873360-n-mp4-2

Fitorja e tij ishte bindëse pasi që e rrëzoi tri herë për toke kundërshtarin e tij në ring, shkruan Insajderi.org.

Atmosfera ishte madhështore në Hasselt të Belgjikës ku u mblodhën qindra shqiptarë për të përkrahur dy boksierët me origjinë nga Kosova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here