Në prag të Shën Valentinit, banorët e BBVAL i kanë dedikuar nga një letër personit të zemrës.
Rozana Radi i ka shkruar letër bashkëshortit të saj duke e treguar dashurinë dhe mungesën që ndjen brenda shtëpisë.
Me fjalë prekëse, ajo ndër të tjera u shpreh “Ti më ke zgjedhur mua më shumë seç unë do e zgjidhja vetën time. Nuk ka një vend, qytet, film që ti nuk je aty… e di sa herë kam kap vetën mat, të lë të lirë, sepse unë kam një borxh të madh, durimin që t’i ke përball meje…”.