Kohë më parë, përmes emisionit të saj, Eni Çobani shpërfaqi publikisht betejën e ish-vjehrrës së Violetë Kukaj me këngëtaren në fjalë për çështje pasurore.
Pretendimet e familjes ishin për kalim të patundshmërive tek Violeta nga bashkëshorti Faiku në një gjendje të paaftësisë së tij mendore për ta bërë një veprim të tillë me vullnet të plotë dhe i pa manipuluar.
Atëbotë, Çobani deklaroi se çështjes do t’i shkojë deri në fund dhe me gjasë kështu po bën!
Ditën e sotme, ajo ka pritur në zyrë ish-vjehrrën dhe ish-kunatën e këngëtares.
Në një video LIVE me ndjekësit e saj, Eni Çobani është shprehur:
‘Ne jemi në zyrën time. Sot më ka ardhur një zonjë shumë e nderuar, Metije Retkoceri.
E vërteta do shkoj deri në fund dhe nuk e lëmë asgjë në mes.
Mos keni shqetësim se unë jam një shqiptare si ju por në dallim nga ju i dua shumë njerëzit dhe të vërtetën.
Çfarë filloj nuk e lë, e vazhdoj deri në fund.
Sot do bëhet prokura pranë zyrës sime për të vazhduar me gjyqin’.
Avokatja ka potencuar se zonja Metije në moshë të shtyrë vazhdon të jetë jashtë dhe jeton në shtëpinë e xhaxhait.
Video e plotë në vijim.