Me cilën parti opozitare preferojnë koalicion? Flasin Agim Bahtiri nga VV-ja dhe Haxhi Avdyli nga GUXO

0
164

Tashmë (Komisioni Qendror i Zzgjedhjeve) ka publikuar në faqen e tyre zyrtare emrat e kandidatëve për deputetë nga gjitha subjektet politike, krahas me numrin e votave të fituara.

Në këto rezultate, që janë preliminare, nuk janë të përfshira votat e diasporës si dhe ato me kusht.

Nga rezultatet e deri tanishme, Vetëvendosje ka numrin më të madh të votave të fituara ku do të përfaqësohet me 47 deputetë në Kuvendin e Kosovës, e pasuar nga PDK-ja me 25 deputetë, LDK me 20 deputetë dhe Koalicioni AAK-NISMA me 8 deputetë,  Lista Serbe me 9 deputetë, si dhe pakicat jo-serbe me 10 deputetë dhe po ashtu Nenad Rashiq pritet të jetë deputet nga partia e tij.

Por, me numrin e këtyre deputetëve, Vetëvendosjes i vështirësohet çështja e formimit të Qeverisë, pasi që aktualisht ka vetëm 47 deputetë dhe bashkë me pakicat jo-serbe dhe deputetin Nenad Rashiq, arrin të i bëjnë 58 deputetë, tre deputetë më pak se sa shumica e thjeshtë e nevojshme për votimin e Qeverisë së re në Kuvend.

Kësisoji, Lëvizja Vetëvendosje, detyrohet të bëjë koalicion me partitë tjera opozitare, ose të ‘peshkojë’ deputetë të rinj nga opozita dhe në rast se nuk mund ta bëjë Qeverinë, i hapet rruga partisë apo koalicionit që ia garanton Presidentit të Kosovës, se i ka 61 vota të deputetëve, por kjo ndodhë pasi që Albin Kurti të dështoj të formoj Qeverinë e  re.

Sipas rezultateve preliminare, deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Agim Bahtiri, për FrontOnline, ka folur rreth mundësisë së formimit të Qeverisë Kurti 3 me ndonjë nga partitë opozitare dhe rreth qëndrimit të tij.

Bahtiri, thotë se deri më tani janë duke i pritur rezultatet finale që më pas të shikohet dhe të flitet për formimin e Qeverisë.

”Po i presim, pasi që t’i kemi rezultatet atëherë shikojmë’’, tha ai për FrontOnline.

Bahtiri, nuk ka refuzuar mundësinë e diskutimit me opozitën por se ka thënë se pas rezultateve finale do të merren me çështjen e formimit të Qeverisë

 ‘’Mas rezultateve merremi me këto gjëra” tha ai Agim Bahtiri

Deputeti nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli, ka folur për FrontOnline, rreth mundësisë së formimit të Qeverisë së re.

Avdyli shprehet i bindur se me votat e diasporës do të marrin deputetë të mjafueshëm për formimin e Qeverisë.

”Me diasporë do të marrim edhe më shumë deputetë dhe nuk do të jetë e nevojshme për koalicion me partitë tjera’’ tha ai.

Avdyli deklaroi se e sheh si të hershme të flas për koalicionet e ardhshme.

‘’Në këtë drejtim është akoma herët edhe me diskutu edhe me fol për koalicion. Deri të numërohen votat e diasporës dhe me kusht, dhe atëherë do të hapet edhe tema e diskutimeve e të bërjes së Qeverisë dhe mund të deklarojmë’’ tha ai për FrontOnline.

Deputeti i GUXO ka thënë se nuk dëshiron të lëshohet në deklarata rreth asaj se a do të bëjë koalicion me opozitën VV apo jo.

‘’Parimisht nuk e shoh të nevojshme të jap deklaratë, pa e pasur numrin e deputetëve, pa e ditur se a do të ketë nevojë, për koalicion dhe nuk po lëshona në këtë me deklaratën’’ tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here