Me armë në brez në qendër të Suharekës – Arrestohet 25 vjeçari nga Suhareka, përfundon në mbajtje

0
90

Posedimi i armëve është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë dhe sillen lirshëm me to, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu, një person është arrestuar mbrëmjen e së martës në Suharekë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij, Policia ka zbuluar një armë zjarri të paautorizuar.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se mbrëmë, rreth orës 21:00, njësia e trafikut ka ndaluar një veturë në rrugën “Skënderbeu”.

Automjeti po drejtohej nga F.Xh.F., rreth 26-vjeçar i cili, gjatë kontrollit, u kap në posedim të një pistolete të llojit P.A.K., kalibër 9mm, me karikator por pa fishekë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet më tej, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe do të hetohet nga njësia përkatëse e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here