Me 60 vota për, miratohet Strategjia e Sigurisë së Kosovës për vitin 2022-2027

0
395

Në seancën e ditës së sotme është miratuar strategjia e sigurisë së Kosovës për vitin 2022-2027 nga deputetët e Parlamentit të Kosovës.
Për këtë strategji kane votuiar 61 deputetë, 60 kanë votuar për, një deputet ka abstenuar, vota kundër nuk kishte.

Kujtojmë se ky dokument është kundërshtuar nga partitë opozitare të cilat kanë kërkuar nga Qeveria që të diskutojnë mbi çështjen e sigurisë para se të votojnë një dokument të cilin nuk kanë pasur mundësi ta shqyrtojnë dhe ta diskutojnë publikisht.

Kundër dokumentit të prezantuar nga kryeministri Kurti ka dalë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli.

Në fjalën e tij, Humolli ka thënë se nuk mund të votojë një dokument të cilin nuk e kanë diskutuar me deputetët. Ai ka thënë se së pari duhet të ketë unitet të brendshëm, e pastaj të përpilohet dhe diskutohet një dokument për sigurinë e vendit./Lajmi.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here