Festivali tradicional i cili organizohet çdo vit në qytetin e Prizrenit dhe shquhet me garën atraktive të lëshimit me goma në lum, Bunarfest, sivjet do ta organizojë edicionin e 19-të në datat 27-28 maj.
Për dy ditë me radhë pritet të organizohen aktivitete të ndryshme i cili përfundon me garën e lëshimit me goma në Lumbardh.
Ndryshe, gjatë çdo edicioni të “ Bunarfest”, organizohet pastrimi i Lumbardhit nga mbeturina të ndryshme, organizohen tryeza diskutimi për mbrojtjen e ambientit, ndërsa nuk mungon as mbrëmja muzikore me aktivistë, qytetarë e mysafirë.