Me 23 dhe 24 qershor rikthehen karnavalet në Komunën e Suharekës.
Lajmin e ka dhën pronari i “Golden Eagle”, Shaqir Palushi.
Palushi ka thënë se këtë vit do të marrin rreth 20 grupe të huaja me mbi 500 artistë, me ç’rast do të mbahen edhe dy koncerte, shkruan 04 Online.
“Karnevali Golden Eagle 2023
Edhe një herë në qytetin e Suharekës rikthehet karnavali i harmonisë, gëzimit, respektit dhe dashurisë, duke sjellë edicionin e katërt me plot energji.
Verën e presim në mënyrën më të bukur, duke bashkuar traditat, kulturën moderne dhe diversitetin përmes karnavalit “Golden Eagle”.
Me 23 dhe 24 qershor në Suharekë, së bashku festojmë nën tingujt muzikor dhe atmosferën e krijuar nga 20 grupe të huaja me mbi 500 artistë ndërkombëtar dhe dy koncerte, duke dhuruar dy ditë të paharrueshme e plot atmosferë!”, ka thënë Palushi./04 Online