Federata Gjermane e Futbollit nuk ka marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj Bayern Munchenit për rastin e shumëpërfolur në ndeshjen me Freiburg.
Federata ka konstatuar se faji për prezencën e 12 lojtarëve në fushë ka qenë i gjyqtarëve dhe jo i skuadrës bavareze.
Me vendimin e Federatës është pajtuar edhe Freiburg që ka njoftuar se nuk do të apelojë këtë vendim./Indeksonline