Rrjeti i ushqimit të shpejtë “McDonald’s” ka bërë të ditur se do të mbyllë përkohësisht 850 restorantet që ka në Rusi, teksa kompani e shtete të ndryshme vazhdojnë t’i përgjigjen pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Megjithatë, McDonald’s ka njoftuar se do të vazhdojë të paguajë 62 mijë punonjësit që ka në Rusi, ka thënë Skynews, transmeton Klankosova.tv.
“Vlerat tona nënkuptojnë se ne nuk mund të injorojmë vuajtjet e panevojshme njerëzore që shpalosen në Ukrainë”, tha drejtori gjeneral, Chris Kempckinski.
Ai shtoi se është e pamundur të dihet se kur do të rihapen restorantet.