Mbyllja e zyrave serbe në veri, UNMIK: Çështjet e pazgjidhura të adresohen në dialog

0
77

UNMIK ka reaguar për mbylljen e zyrave të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e Pensionale në Mitrovicë, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

UNMIK ka bërë thirrje që çështjet e pazgjidhura të adresohen në mënyrë konstruktive përmes dialogut.

“UNMIK është i shqetësuar për mbylljen e institucioneve të drejtuara nga Serbia në veri të Kosovës, duke përfshirë Fondin e Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Republikës. Për më tepër, shumë në komunitetet jo-shumicë, duke përfshirë edhe serbët e Kosovës, vazhdojnë të përballen me sfida në marrjen e dokumenteve të identifikimit të Kosovës dhe lejeve të vlefshme të qëndrimit, të cilat mund të pengojnë aftësinë e tyre për të regjistruar automjetet e tyre dhe për të marrë targa. Veprimet në këto çështje, të kryera pa konsultim ose njoftim paraprak për komunitetet e prekura, ndikojnë negativisht në jetën e tyre të përditshme dhe të drejtat socioekonomike, pengojnë integrimin e tyre dhe kufizojnë qasjen në kujdesin shëndetësor dhe shërbime të tjera thelbësore. UNMIK-u përsërit thirrjet e tij që të gjitha çështjet e pazgjidhura të adresohen në mënyrë konstruktive përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagim.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FUNMIK%2Fposts%2Fpfbid035gaZ1XnnUcsAYHEB2oW1NK7oZ4PCpWLkp5HYpJJCyayZoNP9vrfbG7VTPVeWCgXul&show_text=true&width=500

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here