85 vjet më parë, studiuesit në Universitetin e Harvardit filluan një studim mbi sjelljen e të rriturve për të dalë në një konkluzion se çfarë veprimesh i bëjnë njerëzit më të lumtur në jetë.
Studimi nisi që në vitin 1939, për të cilin u përfshinë 268 persona. Pas shumë vitesh këta individë u ndanë në njerëz “shëndet mirë- të gëzuar” dhe “të sëmurë- të trishtuar”. Ky hulumtim përbëhej nga disa studime duke përfshirë ‘’Studimin e Grantit’ i cili arriti të zbulojë se ka shtatë zakone që e bëjnë një njeri të jetë i lumtur dhe të gëzojë shëndet të plotë në të gjithë vitet e jetës së tij.
1. Nëse nuk pini duhan
2. Shmangia e abuzimit me alkoolin
3. Ruajtja e një peshe të shëndetshme trupore
4. Ushtrime fizike çdo ditë për një trup dhe mendje të shëndoshë
5. Jepini zgjidhje me qetësi konflikteve
6. Nxitja për të mësuar dhe lexuar gjatë gjithë jetës
7. Mbajtja e miqësive të qëndrueshme, afatgjata dhe marrëdhënieve të dashura.
Pjesëmarrësit e përfshirë në studim plotësojnë pyetësorët për aspekte të jetës së tyre si shëndeti mendor dhe cilësia martesore çdo dy vjet. Ata gjithashtu paraqesin informacion shëndetësor çdo pesë vjet dhe intervistohen çdo pesë deri në 10 vjet “për të dokumentuar informacion më të thelluar”, sipas faqes së studimit të Harvardit .
Po ju cilën nga këto veprime nuk keni rutinë të përditshmërisë tuaj?