Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka mbyllur disa lokale në Prizren mbrëmjen e së enjtes.
AUV-i ka shqiptuar 46 gjoba për lokale të gastronomisë në 3 ditët e fundit, 14 për persona fizikë dhe 7 biznese janë mbyllur.
AUV i tha KOHËS se për shkak të rritjes së të infektuarve, bashkë me Policinë ka filluar mbikëqyrjen intensive të zbatimit të masave anti-COVID,
“Vetëm nga zyra regjionale e AUV-së në Prizren janë shqiptuar 46 gjoba për lokale të gastronomisë, 14 për persona fizik dhe 7 biznese janë mbyllur me bllomba. Kontrollet për mbikëqyrje të masave do të intensifikohen, për të penguar trendin në rritje të të infektuarve”, i tha KOHËS zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.
Thaqi shtoi se nuk do të tolerohet asnjë shkelje dhe se do të veprohet me masa ndëshkimore.