Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

0
80

Komuna e Leposaviqit ka njoftuar se janë mbyllur gjashtë qendra kolektive në territorin e kësaj komune, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.

Sipas njoftimit, gjithsej 36 familje janë sistemuar në njësi të reja banimi. Ndër ta përfshihen persona të zhvendosur dhe qytetarë nga shtresat socialisht të rrezikuara, të cilët për vite me radhë kanë jetuar në kushte të papërshtatshme.

“Të gjithë përfituesit janë zhvendosur në njësi banimi të ndërtuara dhe të adaptuara, të cilat janë të destinuara pikërisht për zgjidhjen e çështjeve të strehimit për shtresat më të ndjeshme të shoqërisë sonë.
Kjo është një hap i madh drejt krijimit të një shoqërie më të drejtë dhe më humane, në të cilën çdo njeri ka të drejtë për një jetë me dinjitet. Komuna e Leposaviqit mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj që t’i ndihmojë ata që kanë më së shumti nevojë për ndihmë dhe që në mënyrë të vazhdueshme të përmirësojë cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët e saj”
, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here