Mbyllen dy depo operatorësh, Kurti: Do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës

0
282

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas mbylljes së dy depove nga Inspektorati i Tregut dhe Policisë së Kosovës.

Këta dy operatorë kanë manipuluar me çmimet e vajit, teksa Kurti thotë se nuk do të lejojnë zhvatjen dhe se e kanë shtuar kontrollin, njofton Klankosova,tv.

Tutje, Kurti thotë se do t’i ndëshkojnë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës.

“Pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo (Fushë Kosovë dhe Graçanicë) është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni. 3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here