Mbrojtja mbetet në fokus, Milan studion francezin e Wolfsburg

0
166

Milan vazhdon të mendojë për merkaton, me klubin që ka si objektiv kryesor përforcimin e mbrojtjes.

Mediet italiane kanë raportuar se tashmë “kuqezinjtë” po ndjekin me interes profilin e Maxence Lacroix.

Francezi po luan sezonin e katërt në Gjermani me Wolfsburg dhe shihet me perspektivë nga italianët.

23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2025, por çmimi i tij, 20 milionë euro mbetet ende një pengesë, por ky operacion është vetëm në hapat e para.

Maxence Lacroix, numëron 116 ndeshje dhe 4 gola deri më tani me Wolfsburg./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here