Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Zëdhënësit nuk përfshihen në çështje operacionale ushtarake

0
185

Ka nisur në Hagë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po akuzohen për krime lufte, ku gjatë seancës së sotme, fjalën e mori Venkatesëari Alagendra, mbrojtja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Kransiqi, raporton Gazeta Sinjali.

Avokatja e Jakup Krasniqit, i kërkoi Speciales që Krasniqi të flasë 25 minuta.

Alagendra, ka thënë se klienti i saj, ka pasur rol të zëdhënësit të UÇK-së dhe nga ky rol, zëdhënësi s’ka përfshirje në çështje opreacionale ushtarake.

Ajo është ankuar se mënyra e arrestimit të tij në nëntor të 2020-s ka qenë e gabuar dhe e padrejtë, duke u bazuar në bashkëpunimin e tij me drejtësinë në vazhdimësi. Në fjalën hyrëse si mbrojtëse, Alagendra ka thënë se Krasniqit nuk iu dha mundësia për t’u paraqitur me dinjitet para drejtësisë, por u rrethua nga policë të armatosur.

Sipas saj, janë të paktën 6 gabime në procesin ndaj Krasniqit. Gabim të parë e ka vlerësuar “keqkuptimin ose qëllimisht keqpërfaqësimin e rolit personal të Krasniqit”.

“Prokuroria e keqkupton ose qëllimisht e gabon rolin e Jakup Krasniqit. Nga qershori i vitit 1998 Krasniqi ishte zëdhënës. Ne të gjithë e dijmë çfarë roli ka zëdhënësi. Ata nuk përfshihen në temat operacionale ushtarake. Roli i tyre është kontakti dhe marrëdhëniet me publikun. Këtu me respekt do t’iu sjell diçka në vëmendje: do të dëgjoni dëshmitarë teksa flasin për strukturën e UÇK-së por që nuk kanë asnjë bazë përtej thashethemeve”, tha ajo

Gjithashtu, avokatja Alagendra tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka prova që e lidhin klientin e saj me krimet e pretenduara.

“Provat e prokurorisë do të tregojnë rolin e vërtetë të Krasniqit. Ai nuk kishte kompetenca dhe përgjegjësi që kërkon t’i ngarkojë ZPS-ja dhe as aktivitetet e tij nuk mund të lidhen me asnjë krim që pretendohen nga prokuroria”, tha ajo./GS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here