Mbrojtësi shqiptar nënshkruan kontratë profesionale me Arsenalin

0
195

Mbrojtësi shqiptar, Maldini Kacurri, ka nënshkruar kontratë profesionale me gjigantin anglez, Arsenal.

Futbollisti 18-vjeçar ka qenë pjesë e akademisë së “Topçinjve”. Sezonin e shkuar u paraqit 13 herë për ekipin U18 të Arsenalit dhe më pas depërtoi në ekipin U21.

Ka luajtur në Kupën FA dhe në UEFA për të rinjtë. 

“Jam shumë i lumtur. Kjo është diçka për të cilën kam punuar tërë jetën. Jam shumë krenar për veten, dhe familja ime është shumë krenare për mua. Jemi të gjithë të lumtur dhe mezi pres të vazhdojmë tutje. Që nga fillimi jam ndier i mirëpritur. Jam ndier rehat dhe e kam shijuar të qenit këtu. Është klub shumë i mirë. Është mirë që po shpaguaj përpjekjet e familjes sime, por sigurisht që ka shumë punë për të bërë ende”, ka thënë ai për faqen zyrtare të Arsenalit. 

Qendërmbrojtësi ka shtuar se nuk e ka pasur aspak të vështirë të vendosë për të nënshkruar me londinezët.

Kacurri ka qenë pjesë e Shqipërisë U17 dhe U19. Ai ka pasur pesë paraqitje te U19-shi./GSS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here