Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se personeli i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës që zhvillojnë aktivitete ushtarake dhe zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, do të mund të udhëtojnë pa viza, raporton Express.
Maqedonci ka thënë se kjo i është kumtuar sot nga nënkoloneli Steve Forrest, këshilltar bilateral në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Ky vendim vjen si rezultat i thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe angazhimin e Republikës së Kosovës në aktivitetet e mbrojtjes që udhëhiqen nga Mbretëria e Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar në vazhdimësi ka luajtur rol kyç në procesin e shtetëndërtimit në përgjithësi dhe fuqizimin e kapaciteteve të mbrojtjes të vendit tonë, në veçanti. Kjo është edhe një dëshmi për kredibilitetin që Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës gëzon te partnerët tanë”, thuhet në postim.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fejup.maqedonci1%2Fposts%2Fpfbid0MviuTteJuwWwiyf9b2w8AwmPnNKLpwACdzHG9UYrzQbbejeehXkHYDHMPuhxSYAvl&show_text=true&width=500