Mesut Ozil u tërhoq nga futbolli disa ditë më parë. Fantazisti gjerman luajti me Real Madrid gjatë viteve (2010-2013).
34-vjeçari komentoi shkurtimisht formën e shkëlqyer të Karim Benzema, ish-shokut të skuadrës te “Los Blancos”.
Bomberi francez dhe fituesi i Topit të Artë, realizoi një tregolësh në suksesin 0-4 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.
Tre gola shënoi edhe në fundjavë përballë Valladolid, përballje të cilën djemtë e Carlo Ancelotti e fituan 6-0.
“Mbreti! Djali im Benzi Numri 9 më i mirë i brezit tonë“, shkruan Ozil në një postim në Twitter.
Real Madrid siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Mbretit dhe përballë do të ketë Osasunën.
Ndërkohë, kampionët në fuqi të Spanjës dhe Europës, do të sfidojnë Chelsea në gjysmëfinalet e Champions League.