Instituti Meteorologjik dhe Hidrologjik Suedez ka lëshuar paralajmërime të verdha dhe portokalli për erë dhe borë në pjesë të mëdha të Suedisë jugore dhe zonës së Stokholmit – në disa vende mund të bjerë borë deri në 30 centimetra, përcjell Reporteri.net.
Gjatë natës së të mërkurës -43,6 gradë Celsius u mat në Kvikkjokk në Norrbotten – temperatura më e ftohtë e matur në janar në 25 vitet e fundit.
I ftohti i fortë në veri pritet të vazhdojë deri të premten dhe ka bërë që linjat e trenit Umeå–Boden, Luleå–Kiruna në Norrbotten dhe Umeå–Vännäs në Västerbotten të ndërpriten.
Gjatë fundjavës, temperaturat pritet gjithashtu të ulen në Svealand dhe Götaland – deri në Skåne.
Edhe Norvegjia dhe Danimarka janë prekur nga stuhia që përfshiu Suedinë jugore ditët e fundit. Në vendet fqinje, një numër i madh rrugësh janë mbyllur dhe disa linja treni janë anuluar./R