Mblidhet Kuvendi i Ukrainës në gjendje lufte, deputetët këndojnë himnin në kor

0
374

Pavarësisht situatës dhe luftës, deputetët e Parlamentit të Ukrainës janë mbledhur sot edhe fizikisht në ndërtesën e parlamentit. Pamje nga aty ka publikuar deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko, transmeton Gazeta Express.

Në pamjet e publikuara, deputetë e Ukrainës dëgjohen teksa intonojnë himnin kombëtar të tyre, derisa Vasylenko thotë se kanë mbajtur një mbledhje të shpejtë për të votuar ligje për mbrojtje dhe siguri.

Ajo ka shtuar se janë mbledhur në atë ndërtesë, edhe përkundër faktit se është një nga ndërtesat më të targetuara në gjithë Ukrainën.

Parlamenti i Ukrainës janë mbledhur sot fizikisht për të votuar ligjet thelbësore të mbrojtjes dhe sigurisë. Një seancë e shpejtë dhe e tensionuar. Ne këndojmë himnin kombëtar në unitet ndërsa fillojmë seancën tonë në ndërtesën më të targetuar në të gjithë Ukrainën”, ka shkruar ajo./GazetaExpress

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here