Mbindërtimet në Prizren, inspektori thotë se nuk ka qenë në dijeni se objekti ka pasur tejkalim të lejes

0
3927

I akuzuar se si inspektor i ndërtimit nuk kishte ndërmarrë veprime kundër ndërtimeve pa leje nga një investitor, me ç’rast ka dëmtuar zonën e ndërtimit në “Qylhan” të Prizrenit, Nexhmedin Musliu deklaroi sot në Gjykatë se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim pasi nuk ka qenë në dijeni se bëhet fjalë për tejkalim të lejes.

Musliu ka arsyetuar se inspektori paraprak ka pasur obligim ta lajmërojë për veprimet që duhet të merren. Sipas tij, në qoftë se inspektori nuk e ka njoftuar, veprimet është dashur të merren nga koordinatori apo drejtori.

I akuzuari më tej ka sqaruar se nga matjet në terren rreth objektit në fjalë ka rezultuar se dimensionet nuk janë përputhur me lejen ndërtimore.

Sipas tij, inspektimet janë bërë pas përfundimit të objektit, kur ishte vendosur pllaka e fundit e katit të tretë.

Nexhmedin Musliu ka bërë të ditur se ish-inspektori i ndërtimit, Veron Alija, ka sugjeruar që investitori të pajiset me leje shtesë dhe jo me aktvendim për rrënim vullnetar apo rrënim me dhunë.

“Procedura për leje shtesë shkon përmes Drejtorisë së Urbanizmit. Kjo procedurë iniciohet në mënyrë që investitori bën kërkesë në Urbanizëm për t’u pajisur me leje shtesë dhe Drejtoria Urbanizmit ia përcjellë Ministrisë” – deklaroi Nexhmedin Musliu.Seanca e radhës u caktua për më 17 mars 2023./Media Ndërtimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here