Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Vetëm në 24-orëshin e fundit janë shënuar rreth 2 mijë e 205 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës.
Siç bëhet e ditur në raportin policor, gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 48 aksidente, prej të cilave 18 me të lënduar e 30 me dëme materiale, kurse një me fatalitet.
Policia njoftoi se janë arrestuar po ashtu 22 persona, 10 janë dërguar në mbajtje, dhe 3 në vuajtje të dënimit.















































