Mbi 68 mijë vota të falsifikuara, Kryeprokurori Kryeziu: E pamundur të bëhej pa ujdi të 4 partive më të mëdha, 109 të ndaluar

0
126

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, në konferencën për media tha se 109 persona janë të ndaluar për veprat penale për falsifikim të rezultateve zgjedhore, dhënie e marrje të ryshfetit dhe kanosje.

“Secili prej atyre që ka guxuar t’i fusë duart në votat e qytetarëve është ballafaquar me forcën e ligjit.Për manipulime brenda llojit aty ku katër subjektet më të mëdha i kanë dërguar të preferuarit e tyre. Mund të kuptoheshin gabimet e vogla të dhjetëra votave. Edhe pse KQZ-ja s’ka ndonjë marzhë tolerance. Këtu bëhet fjalë për mijëra vota të manipuluara e falsifikuara. Pra, ka kandidatë që kanë nga 100-200 e deri mbi 6 mijë vota. Pra, mbi 6 mijë vota janë të flasifikuara për një kandidat. Bëhet fjalë edhe për situata ku vetëm në një vendvotim numri i manipuluar ka shkuar deri mbi 2 mijë vota. Pra, praktikisht në një klasë ku kanë votuar qytetarët”, tha ai.

Në rajonin e Prizrenit, Kryeziu tha se nga ato që janë numëruar nga subjektet politike në QKN është vetëm një vendvotim, pra vetëm një klasë, që s’është keqpërdorur.

“Në komunën e Prizrenit janë shtuar hiç më pak se 40, 497 vota dhe janë hequr hiç më pak se 27,520. Diferenca totale e keqpërdorimeve është 68,017 vota. Po, flasim për një organizim dhe dashje direkte për ta përmbytur rezultatin. Do të ishte e pamundur gjithë këto vota po të mos kishte kompromis të të gjithë komisionerëve atyre që kanë qenë të deleguar nga katër partitë më të mëdha të Kosovës”, tha ai.

Aksioni i Prokurorisë e Policisë në Prizreni nisi pasi procesi i rinumërimit i urdhëruar nga KQZ nxori në pah ndryshime të mëdha të votave të kandidatëve për deputetë brenda partive politike. /Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here