Mbi 600 raste aktive me koronavirus në Kosovë, IKSHPK bën thirrje për kujdes

0
281

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 642.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.191, ndërkaq nga fillimi i pandemisë 3,130 persona kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 384 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.008 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.455 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjatë ditës së djeshme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se dy variantet e Omicron (BA.1 dhe BA.2) vazhdojnë të përhapen me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve, duke shkaktuar kështu sëmundje të rëndë dhe humbje jete.

KSHPK ka bërë thirrje që të mbahet maska, distanca dhe higjiena.

Veç të tjerash IKSHPK ka renditur disa nga simptomat e këtyre varianteve, duke filluar nga kokëdhembja e deri tek rrjedhja e hundëve e humbja e shijes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here